Rugova tregon se bisedimet mes LDK-së dhe VV-së kanë ngecur

Rugova tregon se bisedimet mes LDK-së dhe VV-së kanë ngecur

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka folur për koalicionin e mundshëm midis LDK-së dhe Vetëvendosjes, thotë se këto dy parti kanë dallime të mëdha politike, ideologjike, programore, konceptuale.

Tha se ditëve të fundit, asnjë zyrtar i LDK-së nuk është takuar me përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

“Thënë të drejtën ka pas takime të grupeve të caktuara, qoftë politike qoftë në nivel të ekspertëve me Vetëvendosjen por duhet të jemi të sinqertë: Jemi larg me Vetëvendosjen. Ka diskrepanca të mëdha, ideologjike, politike, programore, konceptuale dhe ditëve të fundit nuk kam informacione që dikush nga LDK-ja por edhe grupi parlamentar i LDK-së ka pasur takime zyrtare me VV-në për mundësinë e ndërtimit të institucioneve të vendit”, tha Rugova për televizionin 21.

Naser Rugova, thotë se asnjë deputetë i LDK-së nuk do ta votoj Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit por as Ramush Haradinaj për kryeministër.

Rugova thotë se vajza e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Teuta Rugova e ka të drejtën e vet kushtetuese për të votuar sipas vullnetit të saj, por, beson se  edhe vota e saj do të jetë kundër Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.