
Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike ka folur rreth barrierave që po përballen bizneset në tregun kosovar.
Përveq korrupsionit dhe ryshfetit, Rukiqi ka thënë se Gjykatat po luajnë një rol të madh për mos zhvillimin e bizneseve në Kosovë.
“Ekonomia jo formale që rezulton nga shkalla e lartë e korrupsionit pastaj kemi çështjë që lidhen me funksionimin e Gjykatave e lidhur në masë të madhe më korrupsionin, sundimin e ligji, në përgjithësi me sigurinë juridike, pa parashikushëmri qon në rrezik politike që është pengëse për bizneset si dhe çështja e financave”.
Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit. Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë./InsajderiInDoks