Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kërkuar që Ligji për Festat Zyrtare të ndryshojë sa më shpejtë, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Rukiqi ka shkruar se është e pakuptimtë humbja e 10 ditëve punë, vetëm pse një festë zyrtare qëllon të jetë në fundjavë.
“Uroj që ‘vikendi’ i sapo përfunduar të jetë alarmi i fundit për çoroditjen që e kemi në kalendarin e festave zyrtare. Ligji për festat zyrtare duhet të ndryshojë sa më shpejtë që është e mundur.
Nuk ka kuptim që brenda vitit të humben mbi 10 ditë punë vetëm pse një festë zyrtare qëllon të jetë në fundjavë”, ka shkruar ai./Insajderi.com