Rukiqi: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të miratohet këtë javë, ndryshe e humb kuptimin

Rukiqi: Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike të miratohet këtë javë, ndryshe e humb kuptimin

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, është shprehur se miratimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike duhet të ndodhë këtë javë, sepse ndryshe e humb kuptimin, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se ligji krijon bazë për ta rikthyer konfidencën e humbur te bizneset dhe konsumatorët.

“Ligji nuk krijon mrekulli ekonomike, por krijon bazë me e rikthy konfidencën e humbur tek bizneset dhe konsumatorët. Kthimi i konfidencës është parakusht që qytetarët të rrisin konsumin, e në anën tjetër bizneset të rrisin investimet dhe të ruajnë vendet e punës”, ka shkruar ndër të tjera Rukiqi./Insajderi.com

https://www.facebook.com/berat.rukiqi.7/posts/2888896814769200