Rukiqi: Nuk do të ketë mbyllje totale për festat e fundvitit

Rukiqi: Nuk do të ketë mbyllje totale për festat e fundvitit

Edhe për kundër faktit që janë afruar festat e fundvitit, institucionet përgjegjëse në Kosovë ende nuk kanë bërë të ditur nëse masat e reja nënkuptojnë lirim apo kufizim edhe më të madh të masave anti-COVID.

Por lidhur më këtë çështje kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ,Berat Rukiqi i cili deklaroi se nuk pritet të ketë mbyllje totale, njofton Insajderi.

Ai ka thënë se në bazë të takimeve dhe komunikimit që patën me autoritet vendimmarrëse janë dakorduar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe se do të ishte me pasoja fatale për ekonomike, por që masat ekzistuese duhet të respektohen.

“Këto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundësisë për një rimbyllje të ekonomisë, për festat e fundvitit. Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrëse, jemi pajtuar që mbyllja totale nuk është zgjidhje dhe do të ishte me pasoja fatale për ekonominë, por masat ekzistuese duhet të respektohen me rigorozitet”, tha Rukiqi./Insajderi.com