Kryetarit i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se janë të pakënaqur me programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, pasi sipas tij, shuma prej 6.5 milionë euro për të vetëpunësuari për bizneset e vogla, janë të pamjaftueshme, njofton Insajderi.
“Mendova që është gabim teknik pasi është shuma e vogël”, tha Rukiqi me ironi.
“Edhe 3 milionë tjera janë paraparë për sektorin e gastronomisë. Kemi pritur që shuma që është në buxhet do të jetë për sektor privat e të cilat janë dedikuar për vaksina”, raporton EO.
“Me rritje të skemave sociale nuk mund të arrihet rimëkëmbja ekonomike. Duhet me ngjallë sektorin privat”, tha ai tutje./Insajderi.com