Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka reaguar ndaj mos-ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare nga Kuvendi
Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar që të ratifikojë marrëvehsjet ndërkombëtare prej të cilave Kosova do të përfitonte financiarisht, mjete të cila do të orientoheshin në mbështetje të qytetarëve dhe bizneseve për shkak të gjendjes së rëndë e krijuar nga pandemia.
Por, këto marrëveshja ndërkombëtare nuk kaluan duke dështuar ratifikimi i tyre
Në lidhje me këtë ka reaguar kryetari Odës Ekonomike, Berat Rukiqi i cili e ka quajtur papërgjegjësi dhe jo seriozitet
“Papërgjegjësi, joseriozitet Marrëveshjet ndërkombetare nuk duhet të jenë instrument i luftës politike. Parlamenti mund të behet përgjegjës për një kolaps ekonomik të mundshëm. Me gjasë shumica e politikanëve, në terë karrieren e vet nuk e kanë dhënë asnjë pagë, prandaj nuk e kanë as idenë më bazike se në cfarë gjendje te veshtirë mund të jetë nje kompani, nga goditjet e pandemisë”, ka shkruar RUkiqi në Facebook.
Ekonomia është e goditur nga pandemia, sektori privat po kërkon ndihmë të vazhdueshme nga shteti. /Insajdri.com/