Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një intervistë për Gazetën Online Insajderi, ka përmendur disa prej faktorëve që po ndikojnë në bashkëpunimin e ‘dobët’ mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin tregtar.
Ka thënë se përderisa me Serbinë arsyet për barrierat tregtare janë çështjet politike, ka thënë se me Shqipërinë barrierat krijuar për shkak të grupeve të caktuara të interesit.
Sipas tij kërkesat nga shteti shqiptar janë jashtë standardeve dhe rregullave të CEFTA-së
“Kur jemi tek Shqipëria kur e përmenda këtë ri orientimin ekonomik ne po pretendojmë ta rrisim komunikimin dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, por fatkeqësisht shumë barriera jo tash politike siç është me Serbinë dhe Bosnjën por për shkak të grupeve të interesit që janë në Shqipërinë po mbesim”.
“Kemi kërkesa për certifikata dhe teste të caktuara, për standarde të tjera, kemi pritje të gjata në kufi, trajtim jo të barabartë në përgjithësi jashtë rregullave të CEFTA-së këto janë evidente me Shqipërinë”, ka deklaruar ai për Insajderin.
Rukiqi ka thënë se po mendon ta shfrytëzojë takimin mes dy qeverive për të krijuar Odën ekonomike Bilaterale me Serbinë, odë të cilën Shqipëria me Serbinë e ka qysh kohë më parë.
“Ajo çfarë tash jemi duke bërë shto dhe taksën ta shfrytëzojmë 26 nëntorin kur është takimi i dy qeverive ta kemi një forum ekonomik dhe ta kemi një iniciativë për themelim të një Ode Ekonomike Bilaterale, paradoksalisht e ka krijuar më herët me Serbinë dhe nuk e ka me Kosovën”, ka deklaruar Rukiqi./Insajderi.com