Rumania krahason Katalonjën me Kosovën, i cilëson vende ilegale

Rumania krahason Katalonjën me Kosovën, i cilëson vende ilegale

Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Meleskanu, ka reaguar sot për referendumin e mbajtur të dielën në rajonin e Katalonjës në Spanjë.

Sipas ministrit të Jashtëm të Rumanisë, nuk është e ligjshme të vendoset për ndarjen e një rajoni pa negociata me qeverinë përkatëse.

“Pozicioni jonë për situatën në Kosovë, e cila vlen edhe për Katalonjën dhe Kurdistanin, është pozicion i yni në parim”, ka thënë ai.

“Ne besojmë se është e paligjshme të vendosët për ndarjen e një vendi pa negociata me qeverinë  dhe me shtetin që është praktikisht e vetmja organizatë që përfaqëson strukturimin e një vendi”, tha Teodor Melescanu, shkruajnë mediet rumune.

Shteti rumun ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.