Rusia dhe Kina e pengojnë denoncimin e Vlora Çitakut kundër Daçiqit

Denoncimi të cilin ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku e ka ushtruar kundër ministrit të jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq nuk ka arritur në rend të ditës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara sepse kundër tij kanë vendosur veto ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, ka publikuar gazeta serbe “Novosti”.

Rusia dhe Kina e pengojnë denoncimin e Vlora Çitakut kundër Daçiqit

Çitaku në nëntor ka paraqitur denoncim kundër Daçiqit sepse ai publikisht ka treguar certifikatën e saj të lindjes nga viti 1990, për të treguar se është lëshuar në gjuhën serbe, duke mos shpjeguar se në atë kohë, si pasojë e masave të dhunshme të regjimit fashist të shefit dhe mentorit të tij Sllobodan Millosheviq, të gjitha dokumentet zyrtare në Kosovë kanë qenë në gjuhën e okupatorit.

Pas kësaj ambasadorja e Kosovës e ka akuzuar shërbëtorin e Millosheviqit për zbulimin e të dhënave private dhe për qasje agresive në seancën e Këshillit të Sigurimit. Këtë akuzë e kanë përkrahur vendet demokratike, anëtarë të përhershëm në KS, mirëpo, e kanë bllokuar Rusia dhe Kina duke e keqpërdorur të drejtën e tyre për veto./Insajderi.com.