Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, ka deklaruar se beson që “Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës”.
Ai gjithashtu tha se as Rusia dhe Kina “nuk do të pranojnë rishikimin e Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
Dodik tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përsëriti disa herë se nuk do të pranonte pavarësinë e Kosovës, dhe se dy fuqitë e mëdha, si Rusia dhe Kina, nuk do të pranonin as ndarjen eventuale.
Ai gjithashtu ka krahasuar Kosovën me Republikën Serbe në Bosnje.
“Nëse dikush vjen në pozitën e shpalljes së Kosovës të pavarur pa vullnet, pse nuk duhet të zbatohen të njëjtat rregulla për Republikën Serbe”, tha Dodik./Insajderi.com