fbpx

Rusia furnizon me armë Serbinë

Rusia furnizon me armë Serbinë

Pas Ukrainës dhe Sirisë, Rusia është duke dërguar disa nga armët e saja edhe në Serbi. Mediat ruse kanë raportuar se kjo po bëhet pas mbajtjes së ushtrimeve ruso-serbe në Serbi.

Krejt kjo ka ardhur pasi ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov kërkoi nga Rusia që ta mbështesë me armë dhe avionë luftarak bashkë me pajisje tjera ushtarake.

Kërkesa sipas medieve ruse është pranuar dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet kur kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq do të vizitojë Moskën gjatë këtij muaji.

Sipas medieve ruse, Moska do të dërgoj në Beograd gjashtë avionë MiG-29. Këta janë avionë të vjetra dhe kanë nevojë për riparime, të cilat do t’i kryejnë autoritetet serbe.

avi

Marrëveshja pritet të nënshkruhet me 21 dhjetor gjatë vizitës së kryeministrit serb në Rusi.

NATO dhe vendet e tjera të rajonit janë shprehur të shqetësuar për këto lëvizje të Moskës e cila duket se po dëshiron të forcojë edhe më pozitën e saj në Ballkan, nëpërmjet Serbisë.

Sipas një dokumenti sekret të NATO-s për situatën në Ballkanin Perëndimor, ajo është e gatshme për të ndërhyrë nëse është e nevojshme për të parandaluar konfliktin ndër-etnik dhe për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin.

avione

Dokumenti, në të cilin gazeta kroate ‘Vecernji list’ e ka parë ekskluzivisht në Bruksel, aty përshkruhen dy lloje të kërcënimeve me të cilat përballet vendet juglindore kroat: sjelljeve destabilizuese të Rusisë dhe ekstremizmin në rritje dhe radikalizimi si rezultat i kthimit të luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku.

Në fillim të nëntorit, NATO mbajti ushtrime në Malin e Zi ndërsa Rusia në Serbi./Insajderi.com

Rusia në ushtrime ushtarake në Serbi, NATO-ja në Mal të Zi