Rusia kërkon të ndërpritet presioni i jashtëm mbi Maqedoninë

Rusia kërkon të ndërpritet presioni i jashtëm mbi Maqedoninë

Për zhvillimet e fundit në Maqedoni ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Ata bëjnë thirrje që të mundësohet forcave politike në vend që vet të përcaktojnë rrjedhën e shtetit.

Nga ministria kanë thënë se më 27 prill opozita në Maqedoni, sipas tyre, duke anashkaluar procedurën e rregullt, ka zgjedhur kryetar Kuvendi- Shqiptar.

Në shenjë proteste, thonë ata, aktivist të lëvizjes ‘Për Maqedoni të përbashkët’, janë futur në ndërtesën e kuvendit dhe kanë shkaktuar trazira.

“Në situatën e tillë mund të gjendet zgjidhje vetëm nëpërmjet dialog të brendshëm në kuadër të Kushtetutës. Nevojitet që të ndërpritet çdo lloj presioni i jashtëm dhe të mundësohet forcave politike në Maqedoni vet të përcaktojnë të ardhmen e vendit”, thuhet në reagim. /SHENJA/