Rusia – Osmanit në Këshillin e Sigurimit: Propaganda jote nuk i ndryshon faktet

Rusia – Osmanit në Këshillin e Sigurimit: Propaganda jote nuk i ndryshon faktet

Përfaqësuesi i Federatës Ruse në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Vasily Nabenzya, ka thënë se “Kosova po e provokon serbët për t’i larguar nga Kosova”, duke shtuar se “fjalimet e zjarrta të Vjosa Osmanit nuk mund të ndryshojnë faktet”.

Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit ka folur për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe për zhvillimin e demokracisë në vend.

“Ne po dëgjojmë nga Osmani propagandën për një Kosovë paqësore shumëetnike që ka arritur sukses në madh drejt presperiteti dhe demokracisë”.

“Këto fjalë të mira nuk përkojnë me realitetin dhe prapë Osmani na ofroi versionin e saj se çka ka ndodhur muajt e fundit në Kosovë. Ne nuk jemi të bindur me këtë dhe jeni duke e çorientuar Këshillin e sigurimit dhe bashk ndërmokmbëtare”.

“Fjalimet e tua të zjarrta nuk do të ndryshojnë faktet. Situata në veri të krahinës autonome të Kosovës është përkëqësuar ditëve të fundit dhe si rezultat transporti u ndalua”, tha përfaqësuesi rus.

Nabenzya, tha se Policia e Kosovës po “ngacmon serbët”, duke përmendur aksionin e së mërkurës.

Sipas tij në Kosovë ka “sulme kundër joshqiptarëve”.

“Ka sulme të shpeshta ndaj serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë dhe ka edhe sulme ndaj pronës dhe në vitin 2020 këta numra janë dyfishuar. Ne mirëpresim sjelljen e përgjegjshme ndaj Beogradit si reagim ndaj papërgjegjësisë së shqiptarëve të Kosovës”.

Çka tha Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq fliste për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i erdhi përgjigja nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e sugjeroi “të mos mbante ligjerata”.

“Selakoviq mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët Ligjore të Marrëveshjes së Brukselit. Strukturat kriminale kanë vazhduar me terror dhe nuk i kanë lejuar të vazhdojnë serbët e Kosovës që të integrohen”.

Presidentja e Osmanit foli edhe për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, aksion që Beogradi përpiqet ta paraqesë si “sulm ndaj serbëve”.

“Më lejoni që të jem e qartë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në veri dhe jug nuk është e negociueshme. Tetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar, gjashtë kanë qenë. Të gjithë kanë qenë në dijeni që ky ka qenë një veprim ligjor, ambasada e SHBA-ve, KFOR-i dhe QUINT-I”, ka thënë Osmani.

Pos përgjigja ndaj Selakoviqit, Osmani ka folur edhe për presidentin aktual, Aleksandër Vuçiq – ia kujtoi përfaqësuesve të shteteve se “Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit”.

Madje, Osmani paralajmëroi se një ditë “Kosova do të jetë pjesë e OKB-së”.

“E ardhmja jonë është e ndritur dhe një ditë do iu bashkohemi në tavolinë”, vazhdoi presidentja.

Osmani tutje ka folur edhe për sakrificën e popullit të Kosovës. Ajo ka përmendur edhe xhudistet e suksesshme të Kosovës.

“Ne kemi kaluar shumë, sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi mbrapa, andaj shohim para”.

“Personat në Kosovë qëndrojnë për të gjithat vlera për mirëqenie. Sot ata besojnë që të kemi gjithëpërfshirje të barabartë, ne po bëjmë gjithçka që të kthejmë besimin në realitet”.

“Më lejoni të kërkoj nga ju qe të mbani mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën, neve na leni punën tjetër, ne do ta bëjmë punën e duhur në bashkëpunim me vendet aleate”. /Insajderi.com