Rusia reagon ndaj deklaratës së Haradinajt për bashkim me Shqipërinë

Rusia reagon ndaj deklaratës së Haradinajt për bashkim me Shqipërinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditë më parë ka paralajmëruar një referendum për bashkim me Shqipërinë, nëse nuk plotësohen pikat që iu janë premtuar Kosovës tash e sa kohë, e që kanë mbetur tema të hapura, njofton Insajderi.

Deklaratat e liderit të AAK-së, kanë bërë që të ketë reagime edhe nga Rusia.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka lëshuar një kumtesën të cilën dënon kërcënimin dhe shantazhin e si thuhet “propagandës së ideologjisë shqiptaro-madhe që përbën kërcënim për integritetin territorial”.

“Sëfundi, një nga politikanët më të diskutueshëm shqiptarë të Kosovës, një ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë konfliktit të viteve 1990, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai synon të kërkojë një referendum mbi bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”.

“Po flasim për një provokim tjetër, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivit në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht në këtë mënyrë duhet të interpretohet fjalimi i Haradinajt i cili lehtësisht propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”, thuhet në kumtesën e MPJ-së ruse.

Siç thuhet, lidhur me deklarimet e Haradinajt nuk ka pasur reagime nga Bashkimi Evropian.

“BE duhet të kujdeset që “iniciativat” radikale të njëanshme të mos privojnë nga asnjë perspektivë zgjidhjen paqësore dhe të drejtë të problemit të Kosovës”, thuhet në reagim.

Ndaj deklaratës së Haradinajt kishte reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuqiç.

Krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, vlerëson Vuçiq, është një kërcënim për Serbinë, rajonin dhe BE-në.

“Unë do të doja të kisha dëgjuar më shumë reagime nga Uashingtoni dhe Brukseli dhe qendrat e tjera të fuqisë në botë, sepse Zoti na ruajt që dikush të thotë diçka të tillë këtu, ata gati do të na bombardonin”, ka shtuar Vuçiq.

Reagimin e plotë në rusisht mund ta gjeni./Insajderi.com