Rusia ka shpallur person të padëshiruar një diplomat nga Maqedonia e Veriut, Insajderi.
Sipas agjencisë së lajmeve „Риа новости“, Ministria e Punëve të Jashtme në Rusi këtë veprim e ka marrë si përgjigje për dëbimin e diplomatit rus nga Shkupi, njofton Insajderi.
“Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Federatën Ruse, Çaushevska-Dimovska është thirrur në Ministrinë Ruse të Punëve të Jashtme më 10 qershor, ku u njoftua se një punonjësi i Ambasadës së Maqedonisë s; Veriut në Moskë është shpallur non grata”, thuhet në deklaratën e MJP-së ruse.
Ndryshe, me 14 maj Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut shpalli person të padëshiruar një diplomat rus, për çka i njëjti u dëbua nga vendi./Insajderi.com