Ruskovska: Dokumenti nga Shqipëria për arratisjen e Gruevskit, asgjë e re

Ruskovska: Dokumenti nga Shqipëria për arratisjen e Gruevskit, asgjë e re

Dokumenti nga Shqipëria të cilin e ka pranuar, shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska, në lidhje me arratisjen e Nikolla Gruevskit, nuk është diçka e re, ka deklaruar ajo.

“E kam analizuar, por nuk arrita të gjejë asgjë informacion të ri që do të na hynte në punë. Shkruan se në cilin vendkalim kufitar ka kaluar Gruevski dhe si ka hyrë në Mal të Zi, të njëjtat informacione kishim pranuar tashmë nga Mali i Zi. Shqipëria nuk e ka zbuluar atë që ne e kemi kërkuar, se si ka hyrë në shtetin shqiptarë ish-kryeministri. Gjithashtu nuk ka ndonjë informacion, as filmim, për hotelin në të cilin ka qëndruar Gruevski”, ka deklaruar Ruskovska për Fokus.

Sipas saj Shqipëria më herët kishte refuzuar t’i japë filmimet, me arsyetimin se janë fshirë të njëjtat.

“Filmime kemi pranuar nga Mali i Zi, mirëpo janë shikuar edhe filmime nga vendkalimet kufitare të Maqedonisë, si dhe kamerat e instaluara nëpër qytet të Shkupit”, ka thënë Ruskovska.

Për arratisjen e Gruevskit në Budapest, Hungari, në Prokurori kanë thënë dëshmi deri tani vetëm truprojat e ish-kryeministrit dhe disa dëshmitarë të caktuar.

Gruevski vitin e kaluar u arratis nga Maqedonia për të mos vuajtur dënimin me dy vjet burg për rastit e PSP-së “Tanku”. Ai përmes Shqipërisë, malit të Zi dhe Serbisë është arratisur për në Hungari, ku ka kërkuar dhe fituar azil politik./Alsat-M/