Autoritetet e shëndetsisë në Rusi janë duke u pregatitur për të filluar vaksinimin e masave kundër Covid-19 në tetor, ka thënë ministri i shëndetësisë së këtij vendi.
Media ruse ka përcjellur fjalët e Mikhail Murashko, i cili ka thënë se doktorët dhe mësuesit do të jenë të parët që do e marrin këtë vaksinë, raporton BBC, shkruan Insajderi.
Duke cituar burime anonime, Reuters ka thënë se vaksina potenciale e Rusisë do të aprovohet këtë muaj.
Sidoqoftë shumë nga ekspertët janë të brengosur për këtë veprim të shpejtë të Rusisë.
Të premtën, eksperti i sëmundjeve infektive, Dr Anthony Fauci, tha se shpresonte se Rusia dhe Kina janë duke testuar vaksinën para se të e shprëndajnë.
Dr. Fauci tha se SHBA duhet të ketë një vaksinë efektive dhe të sigurtë deri në fund të këtij viti./Insajderi.com