Ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në pjesën më të madhe të qytetit të Tetovës sot, për shkak të një defekti të madh të një prej tubave kryesorë të ujit f-300 në rrjetin, njofton Insajderi.
Për shkak të defektit të madh dhe rrjedhjes së ujit, si dhe shiut, u përmbyt rruga “Cvetan Dimov”, gjë që e bëri të vështirë lëvizjen në atë rrugë ku ndodhen ndërtesat e Policisë së Tetovës dhe Arkivi.
“Vlerësojmë se rreth 60 për qind e qytetit po përballet me ndërprerje në furnizimin me ujë. Bëhet fjalë për tub të vjetër prej saloniti, i cili, gjatë kryerjes së punimeve për shkak të vjetërsimit vazhdoi të shpërthejë përgjatë gjatësisë së tij. Punëtorët filluan me një ndërhyrje nga ora 11:30 dhe do të punojnë deri në fund të riparimit të defektit, përkatësisht zëvendësimit të tubit të ujit. Punonjësit e kompanisë nga njësia punuese ‘Ujësjellës dhe Kanalizime’ do të angazhohen maksimalisht për riparimin më të shpejtë dhe më efikas të defektit”, deklaroi udhëheqësi i laboratorit hidraulik, Lulzim Shaqiri./Insajderi.com