Kryeministri teknik i qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe nënkryetar i partisë fituese në zgjedhjet e fundit LSDM, Oliver Spasovski, pret se së shpejti do të formohet Qeveria e re nga LSDM-ja, shkruan Insajderi.
I vlerëson si të mjegullta akuzat nga opozita për blerjen e deputetëve, duke potencuar se nuk ka zgjedhje të reja.
“Gjoja blerja e deputetëve është edhe një nebulozë e Mickoskit nga spektri i nebulozave që çdo ditë i tregon. Ne jemi seriozë dhe kështu do të sillemi edhe gjatë formimit të Qeverisë. Përmes bisedës, përmes dialogut me pranimin e principeve për të cilat angazhohemi, kjo do të jetë baza në të cilën do të kërkojmë mbështetje prej deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë”, ka deklaruar ai.
“Pres kjo të ndodhë shumë shpejt pas formimit të Kuvendit të Maqedonisë”, tha Spasovski për “Brifingun e mëngjesit”.
Lidhur me atë nëse kanë biseda jozyrtare rreth Qeverisë së re, Spasovski e përsëriti se LSDM dhe koalicioni bisedat e tilla do t’i fillojnë pas festës së dy gushtit.
“Përndryshe gjithsesi se kemi kontakte me partitë politike jemi duke biseduar, megjithatë, detaisht rreth shumicës parlamentare, rreth Qeverisë, do të fillojnë bisedime zyrtare pas Ilindenit, me partitë të cilat para së gjithash janë gjithnjë e më evropiane të cilat kanë perspektivë dhe vizion për shtetin”, pohoi Spasovski.
I pyetur të japë koment për deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së se do të ketë zgjedhje të reja në vjeshtë, Spasovski tha se ai vazhdimisht i ndryshon qëndrimet.“Mickoski çdo ditë i ndryshon qëndrimet. Deri para ca ditësh thoshte se ai do të formojë qeveri, se është duke e krijuar shumicën parlamentare. Tani thotë zgjedhje të reja. Kjo megjithatë është punë e tij. Zgjedhjet kaluan. Ato e kanë fituesin e qartë e ai është LSDM. Ne do ta formojmë qeverinë e re”./Insajderi.com