RVM, Osmani: Jemi gati për bisedime, prolongimi ishte gabim i BE-së

RVM, Osmani: Jemi gati për bisedime, prolongimi ishte gabim i BE-së

Ne jemi të gatshëm për bisedime, ndërsa prolongimi i datës ishte gabim i vetë Bashkimit Evropian. Kështu është shprehur, ministri i punëve të jashtme I Maqedonisë së veriut, Bujar Osmani, para deputetëve anëtarë të Komisionit për punë të jashtme.

Ai shtoi se rruga e integrimit evropian mbetet edhe më tej prioritet i Maqedonisë së Veriut, ndërsa fokusi kryesor do të jetë në zgjidhjen kontestit me Bullgarinë. Edhe përkundër sfidave dhe kontestit me fqiun lindur, Osmani vitin 2020 e vlerësoi si të suksesshëm në planin e integrimeve. “Prioriteti ynë mbetet rruga për anëtarësim në BE, prioritet kryesore në aktivitetet diplomatike të ministrisë së punëve të jashtme në vitin 2021 përsëri do të jenë përpjekjet tona që sa më shpejtë të aktivizohet procesi negociues.

Punojmë për të siguruar prani intensive diplomatike në vendet anëtare të BE-së dhe në kontekst do të lobojmë intenzivisht te përfaqësuesit më të lartë të vendeve anëtare të BE-së që RMV sa më shpejtë të nis zyrtarisht negociatat” tha Osmani.

Me këtë konstatim të Osmanit nuk u pajtua kryetari i komisionit për punë të jashtme, Antonio Milloshovski, i cili pyeti edhe për dyshimet e ngritura se pas Bullgarisë fshihen edhe vende të tjera anëtare të BE-së që janë kundër bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. /Insajderi.com