VMRO-DPMNE: Nëse nga LSDM-ja varet e ardhmja, mjerë shteti dhe qytetarët.

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë së Veriut përmes një kumtese njoftojnë se në vijim do të zhvillohen bisedime serioze për formimin e Qeverisë së re, e cila, siç thonë ata “do të siguron kujdes të barabartë për të gjithë”, shkruan Insajderi.
“LSDM-ja filloi negociata serioze, tërësore me kryetarë dhe përfaqësues të lartë të partive politike të cilët janë pjesë e përbërjes kuvendore, për një mandat të ri katërvjeçar të një shumice të qëndrueshme në Parlament dhe formim të Qeverisë së përkushtuar, e cila do të lëvizë shpejt në rrugën evropiane dhe rrugën e ekonomisë dhe të drejtësisë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDM-së.
“Bisedojmë ekskluzivisht për formimin e Qeverisë e cila kujdeset për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, të liruar nga çdo paragjykimesh etnike apo çfarëdo qoftë nacionalizmi”.
Ka reaguar menjëherë VMRO-DPMNE-ja.
Nga qendra për komunikim e kësaj partie thonë se “në vend të kumtesave të bezdisshme dhe sterile për vetë-inkurajim pasi LSDM-ja për të tretën ditë pohon se ka shumicë, publikisht u bëj thirrje të tregojnë se cilat janë partitë nga shumica e re, cili është çmimi për një koalicion të tillë, kush do të jetë shembull, në të kundërtën do të dëshmohet se gënjen dhe manipulon”.
“Sa i përket ardhmërisë për të cilin shkruajnë nëse nga LSDM-ja varet e ardhmja, mjerë shteti dhe qytetarët. Pasi thonë se prej tyre varej e ardhmja evropiane atëherë publikisht pyesim çka i pengoi deri më tani që ta sjellin”, thonë nga Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së./Insajderi.com