Ryshfeti për patentë shofer, këta janë emrat e të arrestuarve, në mesin e tyre edhe daja i Kryeministrit

Ryshfeti për patentë shofer, këta janë emrat e të arrestuarve, në mesin e tyre edhe daja i Kryeministrit

Filiz Kransniqi, Naser Llugaliu, Filloreta Ajvazi, Fejtullah Ejupl, Flora Ferizi, Adem Binakaj, Leorat Shehu, Agim Restelica, Flamur Lekaj, Shaban Zuka, Eduard Brahimja, Dragan Zhikoviç, Naser Bislimi, Azem Miftari, Labinot Ajeti dhe Magbule Mehmeti, janë personat të cilët dyshohet se në vazhdimësi e në bashkëveprim kanë kryer vepren penale, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në kërkesën për paraburgim të cilën e kishte siguruar Gazeta Insajderi, në mesin e këtyre personave janë edhe Avdush e Premtim Topalli, Shkelqim Statovci, Haki Jashari, Liljana Bozhaniç, Ava Kurteshi dhe Burim Jashari, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale në “Bashkekryerje e në vazhdimësi në Pranimi i Ryshfetit në sektorin privat”.

“Dyshohet se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën dyshohet se janë bashkangjitur shkresave të lëndës si raportet e zbatimit të masave të fshehta Teknike të Vëzhgimit dhe Hetimit dhe atë Raportet të përgjimit të bisedave telefonike, monitorimi i fshetë i bisedave në vendet publike, video incizime si dhe masën e simulimit të veprës së korrupsionit”, thuhet në kërkesën e paraburgimit.

Të arrestuar për kryerje të veprës “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrje ryshfeti”, janë Filize Krasniqi, drejtoreshë e departamentit për patent shofer, Naser Llugaliu, udhëheqës për patent shofer njësia Prishtinë, Flamur Lekaj, egzaminer, Eduard Brahimaj, egzaminer, Filloreta Ajvazi, zyrtare administrative, Fejzullah Ejupi, zyrtar administrativ, Azem Miftari, egzaminer, Magbule Mehmeti, egzaminere, Flora Ferizi, zyrtare dhe një punëtor sigurimi.

Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit. Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/InsajderiInDoks