Sa duhet të presin mërgmtarët sot? Kjo është gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

Sa duhet të presin mërgmtarët sot? Kjo është gjendja nëpër pikëkalimet kufitare

Kolona të gjata janë shënuar në pikën kufitare Dheu i Bardhe. Mërgimtarëve të cilët kalojnë nga kjo pikë u duhet të presin gjysmë orë deri në 40 minuta.

Në kufirin më të frekuentuar nga bashkëatdhetarë, në Merdare, duhet të presin prej 3 deri në 15 minuta për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova.

Ndërsa pritje të gjata nuk ka në pikat kufitare Muçibabë, Han i Elezit, Jarinje e Multivodë. Për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova nga këto pika, mërgimtarëve u duhen vetëm tre deri në pesë minuta.