Sa është numri i policëve që janë duke u hetuar nga vetë Policia?

Sa është numri i policëve që janë duke u hetuar nga vetë Policia?

Prokuroria në Kosovë është duke i hetuar raste të zyrtarëve policor për afera të ndryshme dhe akuza të ndryshme sa i përket pozitës zyrtare.

Në këtë dokumentar e mësoni se sa është numri i policëve që po hetohen nga brenda institucionet për shkelje që s’janë domosdoshmërish kriminale.

Dokumentari i plotë mund ta gjeni këtu.

Indoks në këtë episode do t’i kthehet temës së policëve të përfshirë në vepra kriminale. Disa thonë që
janë raste të izoluara, por ka edhe të atillë që ishin vetë viktima të policisë dhe e shohin që aty ka banda.
Grupe të organizuara kriminale. Fraksione të udhëhequra nga politika.

Do të sillen para publikut raste flagrante të kriminalitetit të policëve kosovarë, si dhe do të ri-sillen në
mendjen e publikut raste që e karakterizojnë këtë forcë. Hulumtimi i InDoks e hedh poshtë klishenë që
deri tash ka ekzistuar, e krijuar nga disa OJQ të dyshimta, që Policia e Kosovës është institucioni më i
besueshëm në vend.