Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Ismaili në deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, ka deklaruar se posedon dy banesa. Njërën e ka të trashëguar me një sipërfaqe 35.92 metra katrorë dhe me vlerë 40 mijë euro, ndërsa tjetrën e ka blerë vetë Ismaili, me një sipërfaqe prej 58.82 metra katrorë dhe ka vlerën prej 60 mijë eurosh, shkruan Insajderi.
Ai po ashtu ka një veturë të tipit Audi A6 në vlerë prej 15 mijë eurosh, të cilën e ka blerë në vitin 2016. Deputeti i VV-së ka të blerë mobile dhe orendi në vlerë prej 13 mijë eurosh. Gjithashtu ka blerë teknikë në vlerë prej 11 mijë eurosh nga viti 2005 deri në vitin 2016.
Ismajli ka deklaruar se ka detyrime financiare ndaj bankës NLB për banesën e blerë në vitin 2014, vlera e detyrimeve financiare është 15 mijë e 500 euro. Ai po ashtu ka detyrime financiare ndaj po të njëjtës bankë edhe për veturën Audi A6, me vlerë prej 15 mijë e 500 euro.
Ismajli ka deklaruar se ka në llogarinë e tij bankare 1 mijë e 300 euro./Insajderi.com