Sa euro ia vodhën hajnat Pal Lekajt?

Sa euro ia vodhën hajnat Pal Lekajt?

Ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Pal Lekajt kur i kishte ndodhur një grabitjet, i kishin marr disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 euro para të gatshme.

Këtë grabitje e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se kjo vjedhje kishte ndodhur rreth orës 17:55, ku disa persona kishin hyrë në dhomën e gjumit të ministrit Lekaj.

“Qagllavicë 15.01.2020, 17:55,  Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët  në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme”, thuhet në n

Tutje në njoftimin e policisë thuhet se “Njësitë relevante policore kanë dal në vendin  e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin”, thuhet në raportin e policisë”. /Insajderi.com