Kaq javë pritet të zgjasë procesi i rinumërimit të mbi 1400 vendvotimeve?

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot nis zbatimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa për rinumërimi i 1472 vendvotimeve. Si pasojë e këtij rinumërimi certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit do zvarritet deri në fillim të dhjetorit, pasi rinumërimi pritet të zgjasë rreth 3 javë.

Eugen Cakolli nga KDI për KosovaPress ka deklaruar se me vendimin e PZAP-së rreth 90 për qind e vendvotimeve janë rinumëruar deri tani.

Duke marrë parasysh ecurinë e procesit të rinumërimit të dy raundeve të kaluara, Cakolli thotë se procesi i rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve pritet të përfundojë pas rreth 3 javësh.

“Nëse merret parasysh dinamika e procesit të rinumërimit nga procesi paraprak që është zhvilluar në dy raundet e rinumërimit, atëherë unë besoj se me dinamikën e njëjtë do t’i duhen QNR të paktën deri në 3 javë për të përfunduar procesi i rinumërimit për këto qendra. Me gjasë, KQZ do të vendosë për shtim të kapaciteteve të QNR-së, shtimin e tavolinave për masën diku 30 për qind që nënkupton që automatikisht edhe vetë procesi i rinumërimit do të shkurtohet në afat 30 për qind. Besoj që është tejet e rëndësishme që procesi i rinumërimit të mos ngutet nga cilido akterë të përfshirë, meqenëse se nëse i marrim parasysh diferencat e vogla të subjekteve që pretendojnë të jenë pjesë e Kuvendit atëherë duhet që ky proces të jetë kredibil dhe transparent, në mënyrë që të evitohet çfarëdo mundësie që edhe procesi i rinumërimit më pastaj të kontestohet”, tha Cakolli.

Sipas Cakollit vendimi për rinumërimi nga ana e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa do ta zvarrisë tutje certifikimin e rezultateve. Madje ai thotë se i tërë ky proces mund të përmbyllet me certifikim në fund të muajit nëntor apo në fillim të muajit dhjetor.

“Certifikimi i rezultateve mund të bëhet pas kalimit të afatit për ankimim lidhur me procedurat në QNR që në fakt janë ankesa procedurale e që nënkupton që  pas procesit të rinumërimit rezultatet mund të certifikohen brenda pak ditësh. Unë besoj që në përgjithësi i tërë procesi do të përmbyllet diku në fund të këtij muaji apo më së largu në javët e para të muajit dhjetor e që më pastaj do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës diku nga mesi apo fundi i muajit dhjetor”, u shpreh ai.

Edhe analisti politik, Rasim Alija thotë se duke marrë parasysh trendin e rinumërimit të deritanishëm në QNR, procesi i rinumërimit të 1472 vendvotimeve do të zgjasë rreth dy javë, teksa shton se nevojitet një reformë zgjedhore me qëllim që të mos përsëriten parregullsi të tilla.

InDoks | Shteti i luksit

InDoks | Shteti i luksitMe vetëm 1.8 miliardë euro buxhet, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka rritur shpenzimin e luksit në nivele abuzive. Udhëtimet jashtë vendit, hotelet luksoze e mëditjet e majme janë vrimat ku përfundojnë miliona euro të këtij buxheti derisa në maternitet mungojnë edhe barnat esenciale.Se si është rritur apetiti i Qeverisë për luks e rritje të pakufishme të numrit të zëvendësministrave, agjencive të pavarura, e këshilltarëve do ta mësoni në dokumentarin “Shteti i luksit”, me autor Visar Duriqi.Të dhëna skandaloze nga ministra që nuk kanë performancë e ministra të tjerë racistë do të shpalosën në detaje në InDoks.

Gepostet von InDoks am Donnerstag, 9. Mai 2019

“Nëse kemi parasysh trendin e rinumërimit që ka ndodhur pas procesit zgjedhor të vendvotimeve tjera, mund të themi që përafërsisht dy javë do të jetë periudha e procesit të rinumërimit, marrim parasysh edhe problemet tjera që mund të dalin në ndërkohë  deri në certifikimi të rezultateve të zgjedhjeve, mund të vijmë në muajin dhjetor e mos të kemi certifikim të rezultateve”, tha Alija.

Përmes një shkese për media, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka njoftuar  se sot në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë procesit i rinumërimit të vendvotimeve, pasi vendimit të marr nga PZAP.

“Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, thuhet në shkresë.

PZAP të hënën ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve pas ankesave të pranuara nga subjektet politike që gjithsej ishin 102, si dhe ta pranojë të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar votat e ardhura nga Serbia.

InDoks | Kryespiuni para gjyqit – 10.11.2019

#InDoks | Kryespiuni para gjyqit – 10.11.2019Për çka do të akuzohet Kadri Veseli?Vrasjet politike të aktivistëve të LDK-së, a do të pyetet Kadri Veseli për to në Hagë?Shtëpia e Verdhë dhe trafikimi i organeve, si e ndërlidh Dick Marty Kadri Veselin me këtë histori?

Gepostet von InDoks am Sonntag, 10. November 2019