“Sa për që e meriton Kadri Veseli, nesër e kishim çu vendin në zgjedhje”

“Sa për që e meriton Kadri Veseli, nesër e kishim çu vendin në zgjedhje”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK do të ruajë stabilitetin e institucioneve dhe nuk do të lejojë që Lista Serbe të bëhet faktor në Kosovë.

Haziri ka thënë se LDK-ja mund ta dërgojë vendin në zgjedhje, dhe ka kritikuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

“Sa për që e meriton Kadri Veseli, nesër e kishim çu vendin në zgjedhje. Sepse ishte personalisht Veseli i cili e shtyri Listën Serbe ta nënshkruajë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa”, ka thënë Haziri në një intervistë për RTK-në.

“Ne kemi përvojë ne bashkëqeverisje me Haradinajn, dhe ne (LDK) do ta rujamë stabilitetin e institucioneve dhe nuk do të lejojmë që Lista Serbe t’i determinojë zhvillimet në Kosovë”, u shpreh Haziri. /Insajderi.com