Sa për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet nëpër shtëpitë e tyre?

Sa për qind e familjeve në Kosovë kanë qasje në internet nëpër shtëpitë e tyre?

Në vitin 2018, 93 për qind e familjeve në Kosovë kanë pasur qasje në internet në shtëpi apo banesa nga çfarëdo pajisje, bën të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Prej 93.2 % të ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet përmes linjës fix dhe mobile, 90.2% janë shërbyer me linjën fix, ndërsa 24.6% me linjën mobile.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se për përdorimin e internetit prin grupmosha prej 35 deri në 44 vjeç me 20.6 përqind.

Ndërkaq, përdoruesit e internetit sipas gjinisë, prijnë meshkujt me 59.23 përqind dhe femrat me 35.36 përqind të përdoruesve, thuhet në njoftimin e ASK-së. /Insajderi.com