Sa përqind e policëve që në mënyrë të dyshimtë i bënë invalidë të UÇK-së thanë se janë të sëmurë mendërisht?

Sa përqind e policëve që në mënyrë të dyshimtë i bënë invalidë të UÇK-së thanë se janë të sëmurë mendërisht?

Zyrtarët policor që për afro 12 vjet kanë marrë pensione nga buxheti i shtetit, me arsyetimin se janë të sëmurë mentalisht, ka tre muaj që “vullnetarisht” kanë hequr dorë nga ky përfitim financiar.

Në këtë dokumentar e mësoni se sa për qind e tyre janë deklaruar të sëmurë mentalisht.

Dokumentari i plotë mund ta gjeni këtu.

Indoks në këtë episode do t’i kthehet temës së policëve të përfshirë në vepra kriminale. Disa thonë që janë raste të izoluara, por ka edhe të atillë që ishin vetë viktima të policisë dhe e shohin që aty ka banda.Grupe të organizuara kriminale. Fraksione të udhëhequra nga politika.

Do të sillen para publikut raste flagrante të kriminalitetit të policëve kosovarë, si dhe do të ri-sillen në mendjen e publikut raste që e karakterizojnë këtë forcë. Hulumtimi i InDoks e hedh poshtë klishenë që deri tash ka ekzistuar, e krijuar nga disa OJQ të dyshimta, që Policia e Kosovës është institucioni më i
besueshëm në vend.