160 raste brenda tri ditëve e kanë rritur numrin e rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë.
Që nga shfaqja e Covid-19 në Kosovë deri më tash janë regjistruar 1.486 të infektuara nga koronavirusi, kjo shifër arriti pasi në mbrëmjen e 14 Qershorit, Instituti Kombërar i Shëndetit Publik njoftoi për 49 raste të reja të të infektuarëve.
160 raste janë regjistruar brenda 3 ditëve të fundit, një situatë shumë e keqe pasi gjatë muajit Maj rastet me Covid-19 ishin reduktuar deri në atë masë sa kishte ditë me zero raste pozitiv.
Nga këto 1486 raste momentalisht janë mbi 500 raste aktive pasi 953 persona janë shëruar.
Kjo rritje e ndieshme e përhapjes së koronavirusit ka mobilizuar institucionet e vendit për më shumë kontrollim të vendeve ku ka qarkullim më të madh në mënyrë që të përmbahen udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Faza e tretë e lehtësimit të masave ka ndikuar në një qarkullim më të madh për ta sjellur situatën momentale ku Kosova ka raste të shumta me Covid-19 brenda ditës. /Insajderi/