Sa policë janë akuzuar për vepra të rënda kriminale nga Prokuroria në Prishtinë?

Sa policë janë akuzuar për vepra të rënda kriminale nga Prokuroria në Prishtinë?

Kryeprokurori Imer Beka, në një intervistë për Indoks ka zbuluar se sa policë janë të akuzuar nga prokuroria që ai i drejton.

Sipas Kryeprokurorit Imer Beka, këto raste kanë të bëjnë me vepra penale si “Kanosje”, , “Sulm fizik”,
“Keqpërdorim i pozitës”, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Falsifikim i
dokumentit”, “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”, “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën,
autoritetin apo profesionin” e të tjera.

Sa aktakuza janë të ngritura mund të mësoni në dokumentarin e plotë.

Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.

Indoks në këtë episode do t’i kthehet temës së policëve të përfshirë në vepra kriminale. Disa thonë që
janë raste të izoluara, por ka edhe të atillë që ishin vetë viktima të policisë dhe e shohin që aty ka banda.
Grupe të organizuara kriminale. Fraksione të udhëhequra nga politika.

Do të sillen para publikut raste flagrante të kriminalitetit të policëve kosovarë, si dhe do të ri-sillen në
mendjen e publikut raste që e karakterizojnë këtë forcë. Hulumtimi i InDoks e hedh poshtë klishenë që
deri tash ka ekzistuar, e krijuar nga disa OJQ të dyshimta, që Policia e Kosovës është institucioni më i
besueshëm në vend.