Sa vlejnë aksionet e Selim Pacollit në bankën e “bacit”, Bankën Ekonomike?

Sa vlejnë aksionet e Selim Pacollit në bankën e “bacit”, Bankën Ekonomike?

Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli përveq biznesit me Rrahim Hashimin të akuzuarin për ryshfet. Ai ka deklaruar se 18 për qind e aksioneve të tij në “Bankën Ekonomike” e që vlejnë miliona euro.

Indoks ka bërë profile për politikanët kosovarë. Një nga ta është Selim Pacolli, nënkryetar i Prishtinës. Sa pasuri ka ai edhe me cilët persona të akuzuar për krime të rënda ai kishte biznese bashkë? Por, sa vlejnë aksionet e tij në bankën e Behgjet Pacollit.

Dokumentarin e plotë mund ta gjeni këtu.

InDoks në këtë episod do të sjell edhe një herë në vëmendjen e publikut pasuritë e njerëzve që e drejtojnë Republikën. Sa peshon ajo pasuri dhe si e bënë atë. Kush është milionerë pa pasur as një kompani e as aksione në biznese. Kush u pasurua pasi hyri në politikë. Janë këto disa pyetje që marrin përgjigje, bashkë edhe me shumë dilema rreth deklarimit të pasurisë së drejtuesve milionerë të një shteti të varfër.