Pak ditë më parë ish-Komandanti i UCK-së, Sabit Geci, ka rrëfyer se Gani Geci kishte planifikuar vrasjen e kryeministrit aktual të Kosovës Isa Mustafa, por ish-deputeti i LDK-së e ka cilësuar këtë deklaratë si të “1 prillit”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Sabit Gecin e kanë nxjerrë nga burgu Ilija Trajkoviqi dhe Sami Lutani”, të cilët sipas tij “ia kanë dhënë 100 mijë marka për ta vrarë Adem Jasharin”.
Gani Geci gjithashtu deklaroi që Sabit Geci gjatë luftës ka arrestuar dy kryetarët e LDK-së në Drenicë, Sejdi Kocën dhe Mehdi Bardhin.
“Gjatë luftës ka arrestuar dy kryetarët e LDK-së. Në Drenicë Sejdi Kocen, e Mehdi Bardhin. Mehdinë e kanë rrah brutalisht e Sejdi Kocin e kanë mbajt 8 ditë në një burg të improvizuar te një hajni të Mitrovicës me emrin Tefik Haxha”, thuhet në reagimin e Gani Gecit në Facebook.