Sabit Geci tregon pse u hidhërua me Ramush Haradinajn

Sabit Geci tregon pse u hidhërua me Ramush Haradinajn

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci thotë se ka respekt për kreun e AAK-së, dhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

I ftuar në emisionin Frontal në T7, Geci thotë se nuk ka votuar për Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nuk do të bëj publike sepse vota e msheftë është, po nuk kam votu për PDK-në, unë I kam pasur shokë të gjithë njerzit e luftës, AAK-së, PDK-së, besa edhe në VV, po unë partitë politike i marr si një libër”, thotë ai.

Geci thotë se i pëlqen qëndrimi i Ramush Haradinaj, por, shton se është hidhëruar me të sepse nuk e ka ngushëlluar për vdekjen e nënës.

“Mu më ka pëlqy më shumë gjithë qëndrimi i Ramush Haradinajt. S’ka qenë anjëherë të unë, më ka vdekë nana nuk më kanë ardhë. Unë kam qenë në burg kur Ramushit i ka vdekë baba. Sa ka qenë gjallë baci Ilmi më ka pritë, ju ka kërku falje shumë politikanë kanë qenë kur kam shku unë, ka ardhë me qëndru me mu”, tha Geci. /Insajderi.com