"Dorëheqja si obligim"

Sabri Kiçmari: Thaçi sot do duhej të jepte dorëheqje

Flet ish përfaqësuesi diplomatik i UÇK-së. Ai thonë se nderi e donte që presidenti Thaçi sot të jepte dorëheqje. Kjo do ti bënte mirë shtetit.

Sabri Kiçmari: Thaçi sot do duhej të jepte dorëheqje

Ish përfaqësuesi diplomatik i UÇK-së, Sabri Kiçmari, në emisionin Pressing në T7, ka thënë se sot Presidenti Thaçi do duhej të jepte dorëheqje, njofton Insajderi

Kiçmari më pas ka shtuar se “Thaçi, me anë të dorëheqjes do ta lironte edhe veten edhe funksionin e presidencës dhe kjo gjë e ndihmon edhe vetë shtetin e Kosovës”.

“Presidenti Thaçi duhet të përballët me akuzën si qytetar, e jo të mbaj edhe peshën institucionale, prandaj dorëheqja e tij ka qenë e nevojshme sot”.

Presidenti Thaçi sot i’u është drejtuar qytetarëve të Kosovës me anë të një video mesazhi, ku ai ka thënë se ndihet krenar për luftën e UÇK-së, dhe se ai mund të ketë bërë gabime politike, por jo krime lufte. Si rrjedhojë e kësaj, Thaçi ka thënë më pas se nëse vërtetohen akuzat ai jep dorëheqje. /Insajderi.com