Sadiku: Masat e reja anti-COVID do të ndikojnë në uljen e rasteve

Sadiku: Masat e reja anti-COVID do të ndikojnë në uljen e rasteve

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku, ka deklaruar se masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi do ndikojnë në uljen e rasteve pozitive dhe do u japin shans vaksinimit të qytetarëve, transmeton Insajderi.

Sadiku për emisionin ‘SOT’ të KTV-së, ka thënë se masat aktuale nuk janë respektuar si duhet, ku një pjesë e kafiterive nuk kanë respektuar distancën e nevojshme.

“Mbi 100 punëtorë në Klinikën Infektive janë infektuar me Coronavirus, diku 50 prej tyre janë infermierë. Kjo ka ndikuar që ne të kemi imunitet, deri tani kemi pasur ankesa pas vaksinimit për ethe dhe temperaturë. Mund të ndikojë që pas vaksinimit të ketë ethe, temperaturë, dhimbje të muskujve, ndërsa pas 24 orëve këto simptoma largohen”, ka deklaruar Sadiku.

Ai ka thënë se vetëm gjatë se hënës së 5 prillit, Klinikën Infektive e kanë vizituar rreth 120 pacientë, shumica nga ta me simptoma të Coronavirusit, derisa ka potencuar se klinikat janë të mbushura me pacientë që kërkojnë trajtim. /Insajderi.com