Sadri Beqiri – mitrovicasi që garon të dielën në Finlandë për të ri-marrë postin e asamblistit

Sadri Beqiri – mitrovicasi që garon të dielën në Finlandë për të ri-marrë postin e asamblistit

Është hera e tretë që Sadri Beqiri po garon për zgjedhjet komunale në Finlandë, por ai nuk është i vetmi. Janë 17 finlandezë me prejardhje shqiptare që i futen kësaj gare.

Ulësen e zënë në asamblenë komunale të Turkut, Beqiri nuk e ka ndërmend ta lëshojë edhe gjatë një mandati të ri. Ai shpreson që ta ri-sigurojë këtë vend në zgjedhjet e 13 qershorit që pritet të mbahen atje.

Ndryshe nga herat tjera, këtë vit në komunën e Turkut do të kandidojë edhe një shqiptar tjetër, por Beqiri thotë se nu e sheh si konkurrent ani pse nuk vijnë nga e njëjta parti. Meqë komuniteti shqiptar është shumë i vogël atje për t’u parë njerëzit me syrin e konkurrencës, ai uron që të dy të dalin fitues në këto zgjedhje dhe të bashkëpunojnë në të ardhmen.

45 vjeçari mitrovicas që i ka hyrë politikës nga viti 2012 thotë se do të kontribuonte edhe në Kosovë po t’i jepej mundësia.

Zgjedhjet lokale në këtë vend ishin paraparë të mbaheshin më 18 prill, por për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ato janë shtyrë për të dielën e 13 qershorit. /Insajderi.com

Intervista e plotë me video