Sadri Beqiri – shqiptari që po kërkon votë në Turku të Finlandës

Sadri Beqiri – shqiptari që po kërkon votë në Turku të Finlandës

Sadri Beqiri është shqiptari që po kërkon vota në Turku të Finlandës, njofton Insajderi.

Beqiri është kandidat për asamble në këtë komunë nga partia Kokoomus-EPP.

I lindur ne Mitrovicë, ai jeton në Finlandë që nga viti 1992 ku punon si inspektor i ndërtimtarisë në komunën e Turkut.

Teksa ka më shumë se tetë vjet që merret me politike, kjo është hera e tretë që ai garon në zgjedhje komunale në këtë komunë, në të cilën aktualisht ka zënë ulësen e asambleistit.

Ndryshe, zgjedhjet lokale ishte e paraparë të mbahen më 18 prill por u shtyen për shkak të pandemisë, pasi shumica e sekretarëve të partive parlamentare vlerësuan se ishte një kohë më e sigurt.

Zgjedhjet komunale do të mbahen të dielën, 13 qershor 2021.

Ligji përkatës është miratuar edhe në Parlament.

Koha e votimit paraprak është tani më e gjatë se normalja, dy javë në Finlandë, pra nga 26 maj deri më 8 qershor. Komunat janë subvencionuar për kostot shtesë të zgjatjes së votimit paraprak. /Insajderi.com