Sadri Ramabaja mbetet në paraburgim

Sadri Ramabaja mbetet në paraburgim

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të pandehurit Sadri Ramabaja, kundër caktimit të masës se paraburgimit prej 1 muaji  nga Gjykata Themelore në Prishtinë,  më 09.10.2017.

Sadri Ramabaja po dyshohet nga ana e Prokurorisë Speciale për veprën penale “Vrasje e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës” dhe “Përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së RKS-së”.

“Gjykata e Apelit vlerëson se gjykata e shkallës se parë, ka vepruar drejtë kur të pandehurit ia ka caktuar masën e paraburgimit, ngase masat tjera të parapara nga neni 173 i Kodit të Procedurë Penale janë të pa mjaftueshme për sigurinë e prezencës së tij në procedurë, në rrjedhën normale të saj, dhe parandalimin e kryerjes ose  përsëritjes se veprës penale. Prandaj caktimi i paraburgimit konsiderohet si masë të domosdoshme”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit./Insajderi.com