
Prindon Sadriu, burri e u.d presidentes, Vjosa Osmanit, ka reaguar për një listë ku shihen të punësuarit në MPJ dhe misione diplomatike dhe janë të afërt me njerëz të pushtetshëm.
Njëri nga emrat e përmendur ka qenë edhe Prindoni, i punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, njofton Insajderi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se kur është punësuar në këtë institucion nuk ka qenë i martuar e as në lidhje dashurie me Vjosa Osmanin.
“Unë nuk kam qenë i martuar e as në lidhje me Vjosën në korrik të vitit 2008 kur edhe jam punësuar në MPJ. Kurorëzimin me Vjosa Osmanin e kemi bërë në vitin 2012 dhe ajo ngjarje ka qenë publike”, ka shkruar Sadriu në Facebook. /Insajderi.com