Sali Berisha i kthen përgjigjen e tretë Vuçiqit – Përmend shkëmbimin e territoreve

Sali Berisha i kthen përgjigjen e tretë Vuçiqit – Përmend shkëmbimin e territoreve

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i kthen përgjigjen e tretë, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, shkruan Insajderi.

Siç ka shkruar Berisha, në pjesën e tretë dhe të fundit të kësaj përgjigje, ka thënë se Vuçiq dhe trojka shqipfolëse e tij kërkojnë marrëveshje Kosovë – Serbi të bazuar në “shkëmbim territoresh”.

“Presidenti Vuçiç dhe trojka shqipfolese e tij kerkojne marreveshje Kosove – Serbi te bazuar ne parime naziste apo staliniste te rracizmit dhe urrejtjes nderetnike ne “shkembim territoresh” dhe vendosjes se kufijve sipas lijnave te pastra etnike, ne spastrime te reja etnike dhe ne shkeljet me flagrante te parimeve dhe te ligjeve themelore nderkombetare dhe te drejtave universale te njeriut”, ka shkruar ai.

Krejt kjo përplasje nisi kur Vuçiq, sipas Berishës, e akuzoi atë në lidhje me idenë e “Shqipërisë se Madhe”.

“Ai nuk ka bere gje tjeter veçse ka perseritur ne menyre identike nje akuze bajate te bere ndaj meje me te njejtat motive dhe me dhjetra e qindra here nga paraardhesit e tij, serbomedhenjte Millosheviç, Sheshel, Nikoliq”.

“Ky sulm i presidentit te Serbomadhise, pashpresmerisht i semure nga sindroma e Shqipërisë se Madhe, vjen pas denoncimit tim te perseritur kombetar dhe nderkombetar te deklaratave te tij luftënxitëse, raciste, antishqiptare te bëra gjate vizites se tij shtatorin e vitit te kaluar ne Kosove”, ka thënë Berisha.

Krejt në fund të kësaj përgjigje Sali Berisha, ka theksuar se marrëveshja midis Kosovës dhe Beogradit mund të arrihet vetëm kur kjo e fundit të heq dorë nga parimet raciste e nazi8ste të përcaktimit të kufijve sipas linjave të pastra etnike.

“Duhet ta pranojë si themele te saj parimet e njohjes dhe respektimit te plote te sovranitetit, paveresise, integritetit territorial te njeri tjetrit si dy vende sovrane te pavarura si dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te minoriteteve, parimet keto mbi te cilat eshte ndertuar Europa e sotme! Sb”, përfundon ai./ Insajderi.com