
Ish kryeministri i Shqipërisë, tash deputeti Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Debat” në RTK ka thënë se shqiptarët kanë tre gjeni.
‘Ibrahim Rugova është në vlerësimin tim një nga tre gjenitë e kombit shqiptarë, Ismail Kadare në letërsi, në humanizëm Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova në politikë”, ka thënë Berisha, raporton Insajderi.
Berisha ka folur këtë herë më shumë për raportet e tij me një nga gjenitë shqiptar.
“Me Presidentin Rugova ne bashkërendonim në tërësi qëllimet dhe bashkëveprimet. Kemi komunikuar në takime dhe me njerëz që vinin e shkonin. Jo me telefonata”, ka thënë Berisha.