Edi Rama po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë.
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë ku shihen ballë për ballë Rama dhe Kurti, por ajo që vrehet është shikimi i Ramës ndaj Kurtit të cilin e ka komentuar edhe opozitari, Sali Berisha.
“Foto of the day Dje ne Prishtine. Kur shkon pa ftuar e gjen pa shtruar”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Berisha e ka shkëputur fotografinë e plotë duke u fokusuar vetëm tek shikimi i Ramës.
Ndryshe, Berisha ka thënë fjalë të mëdha për Kurtin duke e quajtur atë, “kafshë poliitke”. Përndryshe, fotografitë e postuara për Ramën nga ish-kryeministri shqiptar janë të shpeshta. /Insajderi.com/