Berisha i reagon Ramës: Padite Haradinajn pas urdhërit të Vuçiqit

Berisha i reagon Ramës: Padite Haradinajn pas urdhërit të Vuçiqit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar përmes rrjetit të tij social “Facebook” ndaj Edi Ramës, pasi ky i fundit ka dorëzuar një padi kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinajt.

Rama pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj tij, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Berisha ka thënë se Rama pas Vuçiqit është tradhëtar dhe tashmë gjithë kombi shqiptar ndjen urrejtje për të.

“Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhetari padit me urdher te padronit te tij kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj! Miq, bir xhelati, tradhetar i urryer per mbare kombin per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar, armik i eger dhe urrejtes i papermbajtur i qenies kombetare shqiptare, monstra qe eshte versulur si lope e cmendur ti shkaterroje kombit cdo arritje te tij, Kosoven e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit europian, tju vrase shqiptareve shpresen dhe te spastroje etnikisht Serbine, dorezoi sot ne Prishtine padine kunder kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinaj.”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.