
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në 106 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar, ka publikuar një fotografi të rrallë në rrjetin social “Facebook”, raporton Periskopi.
Berisha ka publikuar një fotografi nga festimi i 80 vjetorit e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në atë foto ku Berisha është duke mbajtur fjalim, shihet edhe presidenti i ndjerë i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Aty shihen edhe kryeministrat Aleksander Meksi dhe Bujar Bokshi.
Fotografia është realizuar në Vlorë.
“Me presidentin Ibrahim Rugova, Kryetarin e Parlamentit Pjeter Arbnori, Kryeministrat Aleksander Meksi dhe Bujar Bukoshi ne Vlore ne 80 vjetorin e Pavaresise. Sb”, ka shkruar Berisha në Facebook.