
Kryeministri shqiptar Edi Rama, sot publikoi një hartë skandaloze ku Kosovën e bëri pjesë të Serbisë.
Pas këtij skandali, kanë ardhur reagime të shumta nga politikanë të ndryshëm e shumë qytetarë. Një reagim i tillë ka ardhë edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ka thënë se ku është një akt flagrant i tradhtisë kombëtare, shkruan Insajderi.
“Zografi bis ne nje akt flagrant te tradhetise kombetare fshin Kosoven si shtet i pavarur dhe e paraqet ate si territor te Serbise! Shikoni harten qe Zografi Bis poston ne Fb e tij. Sb”, ka shkruar Berisha.
Ndryshe, sot gjatë ditës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një video ku tregonte për një investim për furnizim me ujë, derisa në hartën e publikuar shihet Kosova si pjesë e Serbisë./ Insajderi.com