Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar disa pamje të reja nga vrasja e të riut, Klodian Rasha, i cili u ekzekutua nga policia më 8 dhjetor, vetëm se shkeli orën policore gjatë pandemisë.
Në pamjet e publikuara shihet se si i ndjeri qëllohet pas shpinës nga zyrtari policor.
“Momenti kur vrasësi me uniformë, Nevaldo Hajdaraj ekzekuton tek dera e shtëpisë të riun Klodian Rasha. Vrasje makabre!”, ka shkruar Berisha bashkëngjitur me videon e publikuar në profilin e tij në Facebook.
Pas vrasjes së Klodian Rashës, në Shqipëri për disa ditë radhazi u organizuan protesta që kërkonin drejtësi për Klodianin dhe u mbyllën me dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj./Insajderi.com