
Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është takuar sot në Tiranë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës.
Berisha gjatë këtij takimi ka uruar Kurtin për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet nacionale të 6 tetorit, duke theksuar se qytetaret e Kosovës me votën e tyre mandatuan koalicionin LVV-LDK për udhëheqjen e vendit në rrugën e ndryshimit dhe integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Takimi ishte i hapur dhe miqësor, shkruan Berisha në llogarinë e tij personale në Facebook.